Punë që punon çdo ditë.
Sisteme në përdorim real — nga restorantet deri te logjistika.
Tefter POS
Sistem POS për restorante, bare dhe hotele, i zhvilluar nga zero. Porosi dhe tavolina, kupona fiskalë në përputhje me DAP-in, ekrane kuzhine (KDS), stok dhe norma, meny QR, rezervime, orar turnesh dhe skanim me AI i faturave hyrëse. Punon lokalisht në pajisjet ekzistuese të klientit dhe vazhdon të punojë pa internet.
Fatura pa rishkrim
Shtesë për shfletues që lexon ngarkesat nga portali i transportuesit dhe gjeneron vetë fatura PDF. Disa orë punë në javë u bënë një klik.
Jukebox digjital për bar
Mysafirët zgjedhin muzikë nga telefoni, radha menaxhohet qendrorisht — me integrim Spotify dhe rregullat e lokalit.
Platformë për të dhëna tregu
Marrje dhe analizë e të dhënave të bursës në kohë reale, me vonesë të ulët dhe panele të veta.